Dyshohet se denoncuan mbjelljen e parcelave me kanabis, dhunohet çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku një çift bashkëshortësh është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve, autorët kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Të lidhura

None found

Burimet bëjnë të ditur se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet se çifti mund të ketë denoncuar më herët parcela të mbjella me lëndë narkotike. Për këtë arsye, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

Pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.06.2026 09:38

MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibomcasibomjojobetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabet giriş