Paulo Dybala nuk ka ndërmend të presë pa fund Interin dhe ka nisur të shqyrtojë ofertat e tjera, teksa në Itali janë Napoli dhe Roma ato që kanë shfaqur interes konkret.
Ky i fundit ka telefonuar Paulo Dybalën personalisht për të provuar ta bindë të transferohet në kryeqytet, teksa i ka shpjeguar edhe idenë se si synon ta përdorë sulmuesin argjentinasin, në mënyrë që të marrë maksimumin.
Nuk dihet impakti i telefonatës së Mourinhos, megjithatë vetë Dybala duket se i ka bërë të qartë Marottës se nuk do të presë edhe shumë gjatë Interin, pasi dëshiron të vendosë sa më shpejt të ardhmen dhe të nisë përgatitjet./albeu.com