Dy vjeçari shpëtohet nga rrënojat 79 orë pas tërmetit në Turqi

Një djalë dy vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese 79 orë pasi tërmeti goditi zonën.

Pamjet nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare të Turqisë (IHH) treguan punëtorët e shpëtimit që shikonin në një vrimë të ngushtë në mbeturinat e një ndërtese në Antakya dhe nxirrnin djalin ndërsa ai qante.

Një punonjës nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) e mori me vete djalin dhe ia dorëzoi punonjësve shëndetësorë, ndërsa kalimtarët filmuan shpëtimin në telefonat e tyre.


Shtuar 9.02.2023 16:55