Policia e Matit ka nisur hetimin për dy shtetas të mitur, të cilët akuzohen se kanë vjedhur kasafortën me lekë në Xhaminë e Burrelit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, 12 nëntor.
Kasaforta, së bashku me shumën e parave që të miturit vodhën brenda Xhamisë është gjetur dhe sekuestruar.
“Si rezultat i vlerësimit të rastit dhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, autorët e dyshuar të vjedhjes. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, dy të miturit për shkak të moshës u proceduan penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/Albeu.com