Dy prej tri sondazheve të publikuara e nxjerrin fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Dy sondazhe e vendosin Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës fitues të zgjedhjeve në Prishtinë, ndërkaq një sondazh tjetër e nxjerrë fitues Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ripas rezultatit të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, të publikuar në Pressing të T7, në Prishtinë prin LDK-ja me 50,98%.

Ndërsa sipas Exit Poll-it të UBO-s, Arben Vitia prin me 50,9% ndaj Përparim Ramës me 49,1% në kryeqytet.

Edhe sipas sondazhit të Klan Kosovës, në Prishtinë ka fituar Përparim Rama me një përqindje të ngushtë duke marrë 50,95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49,05%./Express


Shtuar 14.11.2021 19:36