Dy muaj luftë me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë këngëtarja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare këngëtarja e njohur greke Rena Koumioti.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur presidenti i SEH-së, Spyros Bibila, i cili ka shkruar: “Një lamtumirë e madhe për të mrekullueshmen Rena Koumiotis!! KY zë i saj i mrekullueshëm do të na prekë gjithmonë…. Ata që e njohën do të kujtojnë vetëm momente të bukura.. Udhëtim të mbarë Rena nga të gjithë ne…”

Të lidhura

None found

“Rena Koumiotis nuk është më me ne. “Iku” sot në agim, e hënë, 3 prill 2023, pas dy muajsh beteje me jetën. Por këngëtarja e madhe do të jetojë gjithmonë mes nesh me këngët e saj. Ne që patëm nderin më të madh, ta përjetonim nga afër, njohëm etikën, shpirtin, modestinë dhe dinjitetin e saj. Një zonjë e madhe “iku” por do të jetë gjithmonë këtu.. Akrepat e orës nuk ndalen kështu..” , shkruan faqja në facebook “RENA Koumioti Official”.

Këngëtarja po përballej me probleme të rënda shëndetësore dhe prej nëntorit të kaluar jetonte në Shtëpinë e të moshuarve në Athinë. Në verën e të njëjtit vit, djali i saj, Nikos Savvidis, vdiq nga një atak në zemër. Ajo nuk mori pjesë në funeralin e tij, për shkak të gjenjdes shëndetësore./Albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 07:39