Detaje tronditëse kanë dalë në trondit nga krimi makabër në Paskuqan, ku Dan Hutra vrau dy gra e plagosi dy të tjera.
Në një video të publikuar nga gazetari Spartak Koka, duket autori i krimit që ka mbërritur me makinë në vendngjarje dhe ka pritur disa minuta para banesës së ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa.
Më pas ai ka hyrë në banesë, ku ka hapur zjarr duke lënë 2 viktima dhe 2 gra të plagosura.
Gjatë momentit të të shtënave në rrugë kanë qenë duke, lëvizur kalimtarë, të cilët janë kthyer sapo kanë dëgjuar armën.
Ndërkohë, në momentin kur autori ka mbërritur para banesës së viktimave, aty ka ndaluar edhe një automjet tjetër, i cili është kthyer mbrapsht, por nuk dihet nëse shoferi i saj ka pasur komunikim me Hutrën.
“Patrulla e parë e policisë ka ardhur 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policisë i është dhënë edhe targa e makinës. Ai ka përdorur edhe rrugë dytësore dhe e ka patur të qartë se ku do shkonte, ndaj nuk ka patur mundësi policia që ta kapte. Në një nga audiot dëgjohen edhe përplasjet e policisë me banorët për vonesën, por kjo është justifikuar me pamundësinë për ta gjetur rrugicën brenda zonës. Ka qenë një punonjëse policie që ka shtëpinë afër zonës që i ka ndihmuar patrullat me lokalizimin e saktë të vendngjarjes”, tha Koka. /albeu.com