“Dy ditë në anije, tre në klasë”, Rama: Shkollë për peshkatarët, rrogat e kapitenëve më të larta se të ministrave (VIDEO)

Kryeministri Rama tha se qeveria do të kujdeset që të hapë një shkkollë për peshkatarët.

Komentet Rama i bëri teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për peshkimin.

Në mënyrë që ky profesion të mos humbasë, por edhe për të mos marrë specialistë nga jashtë, Rama u shpreh se është e rëndësishme hapja e kësaj shkolle.

Rama shtoi gjithashtu se pagat e kapitenëve janë më të larta se të ministrave.

“Na duhet një shkollë. Po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në ndritim të industrisë që të jetë e lidhur me praktikën.

Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve. Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për shkollën do të punojmë. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet.

Sa më shumë që rriteni aq më shumë keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në funksion të industrisë. Nëse është 3 ditë në shkollë, 2 në punë, këtu është ideale, 2 ditë në anije, 3 ditë në klasë. Për të krijuar gjeneratën e kapiteneve shqiptarë. Duhet të gjejmë vendin e duhur për shkollën, mund të jetë këtu, në një mjedis fantastik, vijnë djemtë, nxënësit këtu, janë të lidhur me portin me kompanitë dhe kështu krijohen kushtet që të përballim sfidën që vjen më pas. deklaroi Rama”, u shpreh Rama./albeu.com/