Të paktën 70 emigrantë kanë humbur jetën në Tunizi, pasi dy varka u mbytën sot pranë qytetit Sfax, tha përfaqësuesi i gjykatës lokale Faouzi Masmoudi. Emigrantët kishin destinacin Italinë.
Sakaq mësohet se të paktën 47 persona u shpëtuan nga dy varkat që u mbytën.
Tunizia është bërë qendër për migrantët të cilët duan të arrijnë në Evropë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 12.000 migrantë që kanë arritur këtë vit në brigjet italiane, ishin nisur nga Tunizia. Kjo shifër ishte 1.300 në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.
Megjithatë, rojet bregdetare tuniziane kanë thënë se po ndërmarrin hapa për të ndaluar migrantët që të kalojnë Mesdheun, duke argumentuar se kanë ndaluar rreth 80 anije që ishin nisur drejt Evropës në katër ditët e fundit. Autoritetet tuniziane po ashtu kanë thënë se kanë arrestuar mbi 3.000 migrantë./albeu.com/