Dy turistë gjermanë, të dy 18 vjeç, kanë humbur rrugën pasditen e sotme gjatë eksplorimit të malit të Çikës. Sipas të dhënave paraprake, ata e kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë devijuar nga shtegu dhe nuk kanë arritur të gjejnë kthimin.
Pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë angazhuar shërbimet policore, një grup efektivësh të Delta Force, Policia e Dhërmiut, personeli mjekësor dhe ekipet zjarrfikëse, me qëllim gjetjen e tyre dhe dërgimin në një vend të sigurt.
Të lidhura
None found
Burime bëjnë të ditur se njëri nga turistët është rrëzuar, duke pësuar dëmtime. Ekipet e shpëtimit po punojnë për transportimin e tij përmes terrenit të vështirë drejt një zone ku mund t’i jepet ndihma e nevojshme mjekësore.
