Duke përzier këto 2 përbërës të kuzhinës, si të trajtoni problemin më të përhapur tani në stinën e dimrit

Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës që shkakton njolla të thata, të kuqe dhe kruajtje. Këto njolla zakonisht shfaqen te gjunjët, bërrylat, në lëkurën e kokës, duar, këmbë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Por, ajo mund të prekë çdo pjesë të trupit. Kjo sëmundje që prek çdo moshë mund të shkaktohet nga faktorë gjenetikë ose autoimunë.

Faktorë të tjerë janë stresi, infeksionet bakteriale, kushtet klimatike ekstreme apo ushqimet e caktuara. Mund të trajtohet dhe me metoda alternative, të cilat i shpjegoi dhe eksperti i bimëve mjekësore, Zef Gjeta. Për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai shpjegoi se sëmundja shkaktohet nga ndikimet bakteriale, kushtet atmosferike por gjithashtu dhe ushqimi.

Përves regjimit ushqimor, ai shpjegoi disa metoda alternative që ndihmojnë në trajtimin e saj. “Një ndër kurat më të thjeshta është ta lyejmë plagën me xhel aloe vera. Mund të përgatisim gjithashtu një xhel me alo vera dhe vaj ulliri ose me fara chia.  Një metodë tjetër është me uthull molle, e lyejmë zonën me një pambuk. Duket sikur na ngacmon dhe acaron më shumë por efekti shihet më pas.

Një mënyrë është kamomili, i cili ka efekt qetësues. Nëse e përziejmë me vaj ulliri pse me avokado të shtypur, e aplikojmë me pambuk dhe e kurohet gradualisht. Duhet bërë disa herë në ditë dhe mjafton ta mbajmë për disa minuta. Një metodë tjetër është dhe përzierja e vajit të ullirit me niseshte dhe miell. Nuk duhet të thahet sepse formon kore dhe është e vështirë të largohet.”, shpjegoi Gjeta.