Sportisti shqiptar, Azdren Krasniqi ka marrë një fitore të rëndësishme në ring, duke hedhur në tapet pas 35 sekondave kundërshtarin e tij në kick-boks.
Sportisti që del gjithmonë në ring me flamurin kuqezi ka bërë për “ujë të ftohtë” Adrian Baciu, duke e mundur që në raundin e parë.
Tanimë Krasniqi pasi hodhi K.O. kundërshtarin e radhës, po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme, atë që zhvillohet në 25 maj kundër Coffie Tucama.
Përballja kryesore e mbrëmjes në kick-boks gjen Azdrenin në një ndeshje të fortë, me shqiptarin që pritet të jetë fitues.
Veç sportit të futbollit, në arenën ndërkombëtare atletët kuqezinj janë duke ngjitur shkallët e karrierës./Albeu.com/