“Duan të luftojnë komunizmin”, Rama i drejtohet të riut: Më mirë të bësh piktura se të luash bingo (VIDEO)

K ryeministri Edi Rama ditën e sotme ka takuar nga afër banorët e prekur nga tërmeti në Kamëz. Teksa u ul në tavolinë me kryefamiljarin dhe personat e tjerë, Rama tha se nuk kishte mundësi të qëndronte më gjatë.

“Përshëndetje, se kemi edhe të tjera, po filluam kshu nuk mbarojmë dot. Respekte, të falenderoj shumë”- tha Rama.

Rama nuk i kurseu as batutat, duke thënë se qytetarët në Kamëz duan që të luftojnë komunizmin mirëpo pavarësisht kësaj, ata do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

Biseda

Rama: Ke pas besim që do bëhet ?
Qytetari: Tepër besim
Rama: Hiqja këtë mbulesën. Shum mirë e ? Më e madhe se ç’ishte apo… e më e madhe, në rregull.
Qytetarja: Gëzuar edhe festën e bajramit.
Rama: Rrofsh, respekte. Bajrami është nesër.
Gratë e dinë se cfarë është puna, nuk e dinë kollaj, kurse burrat e dinë kollaj. Hajde këtu, a ka qenë babi dyshues apo jo ?

Vajza: Jo jo, është njeri i mirë.Rama: Moj unë e di se është njeri i mirë por po pyes për gjë tjetër”

Rama: U kry dhe shtëpia. Erdha se nuk e besonte se do të ndërtohej. Gratë më besojnë, burrat nuk më besojnë. Burrat i dinë kollaj gjërat. Ne kemi bërë detyrën dhe do ta bëjmë deri në fund.

Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.

Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?

Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.

Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.

 


Shtuar 12.05.2021 13:24