“Dua të shkoj në shtëpi”, zyrtari ukrainas publikon videon emocionuese të vogëlushes në bunker (VIDEO)

Një vajzë 4-vjeçare ukrainase që jeton në bunker, ka realizuar një video përmes të cilës kërkon të evakuohet dhe të përshëndesë gjyshen e saj.

Ishte një këshilltar i presidentit të Ukrainës që ka shpërndarë videon emocionuese të vajzës, sipas skynews.

Emri i vogëlushes është Alice dhe  jeton në Mariupol – një qytet port i rrethuar që ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit.

“Është e qartë se çfarë do të ndodhë kur Rusia të jetë atje. Por a mund t’i shpëtojë bota?”, shkroi Podolyak./albeu.com/