Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për 23-vjeçarin, Marjol Aliko, i cili përplasi për vdekje me makinë te vijat e bardha në bulevardin Zhan D’Ark 75 vjeçaren, Dituri Koprencka.
I riu ka thënë para Gjykatës se i kishte rënë dielli në sy teksa e moshuara po kalonte rrugën dhe se nuk e kishte parë.
Aliko ka kërkuar ndjesë ndaj famijarve të viktimës sot.
Sakaq ai mohoi të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike ditën e aksidentit. Por sipas prokurorisë, Marjol Aliko kishte konsumuar drogë në ditën e aksidentit dhe ka hyrë në rrugë me semafor të kuq duke përplasur të moshuarën që po kalonte në vijat e bardha../albeu.com/