Ditën e djeshme u raportua nga policia se ishte gjetur dhe asgjësuar lëndë narkotike e dyshuar kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës.
Lidhur me këtë skandal njoftohet se po hetohet roli i drejtuesve të repartit të cilët u pezulluan dhe u arrestuan një pjesë.
Policia ka informua se lënda narkotike e mbjellë brenda në repart u evidentua me anë të dronëve kontrollues.
Gjithashtu thuhet se lënda narkotike në repartin ushtarak në fjalë kishte 2 muaj që ishte mbjellë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili tha se operacioni i ndërmarrë dje është bërë në koordinim me policinë ushtarake.
“Kemi pasur bashkëpumin të shkëlqyer me policinë ushtarake. Edhe në atë koordinatë që kemi marrë kemi ndërhyrë. Mos bini në gracat që duan të ngrenë të një palë kundër një pale tjetër” tha Balla.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
U proceduan penalisht në gjendje të lirë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.