Kanabisi në repartin e Zall Herrit, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

Në lidhje me kanabisin e zbuluar në repartin ushtarak të Zall Herrit, bëhet me dije se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente.

Pas shqyrtimit në mbledhje është vendosur të lirohen nga detyra 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku u regjistrua skandali.

Mësohet se u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” komandant i, specialisti i infrastrukturës së Repartin Ushtarak, Magazinieri dhe zv/ komandant toge në Repartin Ushtarak.

Menjëherë pas ngjarjes në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga analiza e Shtabit të Përgjithshëm janë marrë masat e mëposhtme:

Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht: Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit,  Specialist për infrastrukturën/MNZSH, Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes, Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes.

Është bërë edhe një propozim për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.