Drita eliminohet me kokën lart nga Conferencë League. Feyenoord fitoi 3-2, teksa të tre golat u shënuan nga Guus Til, në minutat 7, 67 dhe 90.
Marko Simonovski dhe Astrit Fazliu shënuan për skuadrën gjilanase në minutat 12 dhe 16.
Vlen të theksohet se skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu kishte edhe disa raste tjera të mira shënimi dhe në përgjithësi në të dy ndeshjet tregoi shfaqje të mira ndaj gjigantit holandez.
Feyenoord në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do të takohet me Luzern. /albeu.com/