Drini Zeqo rikthehet në ekran, bëhet pjesë e këtij televizioni

Drini Zeqo është rikthyer pikërisht në ekranin ku e kemi parë për kaq shumë vite, në Tv Klan.

Moderatori ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga studioja e lajmeve duke vendosur edhe orën 19:30. Kjo është ora kur Tv Klan transmeton edicionin e lajmeve, çka tregon se Drinin do ta shohim sërish si spiker.

Është një përshëndetje shumë e veçantë dhe shumë e përzemërt për mua e cila më ka shoqëruar për shumë vite dhe uroj që të më shoqërojë edhe për shumë sezone të tjera. E vetmja gjë që mund të them është se ndihem tërësisht si në shtëpi dhe se lajmet janë si një lëkurë e imja e dytë e cila gjithmonë më kishte munguar, ndaj ndihem shumë krenar dhe mirënjohës që do të jemi së bashku në edicionet kryesore informative këtu në Klan”- u shpreh Drini.

Kujtojmë se Drini u bë pjesë e “Big Brother Vip Albania”, por rrugëtimi i tij zgjati shumë pak.


Shtuar 3.09.2024 11:29