“Dreka e fundit”, Orges Shehi firmos me Tiranën

Orges Shehi do vijojë të mbetet trajneri i KF Tiranës edhe për sezonin tjetër. Pavarësisht sezonit të mbyllur jo ashtu siç pritej, drejtuesit e klubit të futbollit të Tiranës i kanë kërkuar Shehit të vijojë të jetë trajner i kryeqytetasve për të vijuar projektin e nisur dy sezone më parë.

Për Shehin pati oferta të shumta edhe nga skuadra të tjera të Superligës si Vllaznia dhe skuadra të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ‘Shkëndija’ që siç mësohet ishte e gatshme të plotësonte të gjitha kërkesat e tij.

Gjithsesi, kjo gjë nuk u konkretizua pasi në një ‘drekë të fundit’ që rezultoi të jetë dreka e parë e një sezoni të tretë të bashkëpunimit mes Orges Shehut dhe kryeqytetasve.

Në 1 qershor, pas dënimeve të marra nga Komisioni i disiplinës që rezultuan fatale për kampionatin, KF Tirana humbi edhe mundësinë për të fituar Kupën e Shqipërisë duke u mposhtur me rezultatin 1/0 nga Egnatia./Albeu.com.


Shtuar 3.06.2023 22:46