Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës mbledh në takim shefat e policisë

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka thirrur në takim drejtuesit e Policisë së Tiranës. Në takim kanë marrë pjesë drejtuesit e të gjithë komisariateve të Tiranës si dhe shefat e seksioneve në këto komisariate.

Në mbledhje i pranishëm është dhe drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Paganika.

Mësohet se ata po diskutojnë për bashkëpunim në luftën ndaj krimit./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 12:03