Drejtori i inteligjencës amerikane: Putin ende do ta marrë pjesën më të madhe të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin ende dëshiron të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës, thotë drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare.

Avril Haines tha se forcat ruse janë aq “të degraduara” saqë mund të duhen vite për t’u rikuperuar, por situata në Ukrainë mbetet “shumë e zymtë”.

Haines pret që ushtria e Putinit të mbështetet në sulmet kibernetike, përpjekjet për të kontrolluar energjinë dhe madje edhe armët bërthamore për të projektuar fuqinë./albeu.com


Shtuar 29.06.2022 20:38