Drejtori i CIA: Putin beson se është i aftë të nënshtrojë Ukrainën

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e saj të dytë, drejtori i CIA-s, William Burns, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është shumë i sigurt në aftësinë e ushtrisë së tij për të nënshtruar Ukrainën.

Burns, në një intervistë televizive, tha se kreu i shërbimeve të inteligjencës ruse kishte shfaqur në takimin e tyre të nëntorit “një ndjenjë mendjemadhësie” që pasqyronte bindjet e vetë Putinit se ai mund ta bëjë kohën të punojë për të, se ai beson se mund të mposht ukrainasit dhe mund të rraskapi aleatët evropianë dhe se lodhja politike përfundimisht do të fillojë.

Ajo bisedë, në të cilën Burns paralajmëroi për pasojat nëse Rusia do të përdorte një armë bërthamore në Ukrainë, ishte shumë dëshpëruese, sipas tij. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 19:09