Tragjeditë në familjen Saliaj nga Vora duket se nuk kanë fund.
Enjo Saliaj, 20 vjeç u përplas për vdekje mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut, teksa ishte duke lëvizur me motor.
Por kush është Enjo Saliaj
Enjo Saliaj është i biri i Kudret Saliajt, i cili u ekzekutua nga ish-vjehrri, Mexhit Picari afro dy vite më parë, më 4 qershor të 202i-it. Kudreti u vra në lokalin pranë gjykatës, ku kishte shkuar për të zgjedhur martesën me ish-bashkëshorten Dhurata Saliaj.
Dhurata Saliaj është dënuar gjithashtu me burgim, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me të atin për të vrarë burrin.
Çifti kanë tre fëmijë.
Pas arretsimit të Dhuratës dhe vrasjes së Kudretit, kujdestarinë e tre fëmijëve jetimë e mori xhaxhai I tyre.
Pas vdekjes së 20-vjeçarit motra dhe vëllai i tij jetimë kanë një sfidë tjetër, atë të humbje së vëllait të madh.
Si ndodhi vrasja e Kudret Saliajt
Viktima i mbërriti në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku priste të zhvillohej seanca e radhës për divorcin dhe ndodhej në praninë e avokatit të tij si dhe një punonjëseje sociale.Vjehrri i tij Mexhit Picari pasi e vëzhgoi bashkë me të bijën Dhurata Saliaj, e qëlloi për vdekje dhëndrin, në ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cami.
Prokuroria tha se babë e bijë organizuan në bashkëpunim krimin e rëndë. Enjo Saliaj ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit. Ai ka përjetuar momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë. Sipas dëshmitarëve, pas krimit, djali bërtiste me të madhe “baba baba”.
Çfarë kanë dëshmuar fëmijët e çiftit për zënkat e prindërve
Fëmijët kanë pohuar në Prokurori se nëna e tyre Dhurata i dhunonte fizikisht pasi kishte marrëdhënie jashtëmartesore.
Vajza e mitur e çiftit Saliaj në deklaratën e saj ka theksuar se nëna e saj atë dhe vëllain e vogël herë pas here i dhunonte fizikisht dhe i kërcënonte se nëse do i thoshin babait do i hidhte nga ballkoni.
Gjykata kishte urdhëruar që tre fëmijët të rrinin me babanë, por e ëma kundërshtonte. Viktima më herët kishte dorëzuar një urdhër mbrojtje ku thoshte se i rrezikohej jeta dhe se ishte goditur me sende të forta nga ish vjehrri, por kërkesa e tij ishte refuzuar. Jo zyrtarisht u tha se autori kishte qenë një ish polic burgjesh.
Çifti kishin më shumë se 17 vite të martuar dhe problemet mes tyre kishin përfunduar në dyert e gjykatës shtatorin e 2020-ës, pasi fillimisht familjarët e viktimës e kishin akuzuar Dhuratën për dhunë fizike dhe psikologjike në familje. Dy familjet e çiftit i kishin shtëpitë shumë pranë njëri-tjetrit./albeu.com/