Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Konjufca: Në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar

Kreu i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.

Pas një takimi me Ramën, konjufca ka thënë se kryeministri i Shqipërisë pretendon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por vetë atij nuk i duket ashtu.

“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk se për Kosovën edhe Shqipëria po është në anën e opsionit që ishte shkëmbimi territorial. Dhe mendoj që kjo e ka dëmtuar Kosovën.  Mendoj që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” sepse ky është dallim prej asaj se cka ka nevojë Kosova”.

 


Shtuar 6.07.2023 21:45