“Dosje të tjera do të dalin për Bashën”, kryedemokrati i përgjigjet Berishës pas deklaratës së fortë

Nga foltorja në Devoll ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun demokrat Lulzim Basha se do të dalin dhe dosje të tjera, përveç “Toyota Yaris” dhe dosjes “Muzin”.

Lideri demokrat i është përgjigjur kësaj deklarate të fortë të Berishës duke thënë se janë trillime dhe shpifje.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.

Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha në Twitter./albeu.com


Shtuar 3.12.2021 19:15