Zbardhet dëshmia e kryedemokratit Lulzim Basha para prokurorëve belgë pak javë më parë në ambientet e SPAK, në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.
Gazetari i ABC Ermal Vija mëson se Basha ka deklaruar se informacionin e ka marrë përmes një letre denoncuese që i ka mbërritur nga qytetarët.
“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështje një ndër të cilat është edhe informacionin për shumën e konsiderueshme të parave të sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018”.
Basha është pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën se si e marrjes së denoncimeve, por nuk ka dhënë sqarim. ABC mëson se përveç Bashës, në pyetje në lidhje me këtë çështje janë marrë edhe 7 persona të tjerë.
Bëhet fjalë për një makinë Toyota Yaris ku në qershor të vitit 2018 policia sekuestroi një shumë parash 3.4 milion euro. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.
Kryedemokrati Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Auris’ kur ajo nuk ishte bërë ende publike. Ai iu drejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Auris”.