U mor në pyetje për dosjen “Toyota Yaris”, Basha del nga SPAK: Do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, lirinë nuk ma merr dot askush

Kreu i PD-së Lulzim Basha pas më shumë se dy ore brenda dyerve të SPAK, ku është pyetir për çështjen “Toyota Yaris” nga prokurorët belgë, ka dalë në një prononcim për mediat.

Basha tha se do të bashkëpunojë me drejtësinë belge për të luftuar krimin e organizuar. Basha tha gjithashtu se SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e PD-së për të ecur përpara me hetimin e çështjeve në juridiksionin e tyre.

Deklarata e Bashës:

Hetimi në Belgjikë dhe drejtësia belge është e vendosur të shkojë deri në fund. Sa herë të jetë e nevojshme do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e politikës me krimin. Ky është një mision jo vetëm i imi por i por i PD. Ky është një proces që bëhet. Krimi i organizuar është një fenomen kudo për përmasat e bashkëpunimit me politikën në Shqipëri janë unike.

Një gjë dua të siguroj që unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge por do të vazhdojmë të jemi aktivë në luftën kundër krimit të organizuar duan apo nuk duan non gratat e shpallur apo të pa shpallur. Unë kam lirinë time dhe lirinë time nuk ma merr dot askush sepse unë luftoj për lirinë tuaj. Nëse nuk ju pëlqen merrni kamerat dhe largohuni. U është thënë shqiptarëve që çështja e mbyllur dhe janë ndarë paratë mes politikanëve. Paratë janë konfiskuar. Hetimi vazhdon.

Punonjësit e SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve në juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar. Lufta me krimin është bërë e rreptë. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Prokurorët belgë kanë pasur një qëllim përtej intervistimit tim. Kam bindjen me aq sa ndava me prokurorët belgë, në hetimet në zhvillim e sipër nuk mund të flas për detaje të tjera.


Shtuar 10.02.2022 19:08