“Dosja e Hamzait, kjo është e vërtëta”, çfarë paralajmëron Kozaku pas rrëmbimit (FOTO LAJM)

Rrëmbimi i Kozak Braçit ka qenë kryefjalë e rrjetit dhe e medias dy ditët e fundit. I marrë peng nga miqtë e Fabio Dushkur, Kazakun e nxorrën në edhe video LIVE në rrjetet sociale ku detyrohej të kërkonte falje dhe të thonte fjalë turpëruese për të.

Menjëherë pasi e liruan ai komunikoi me ndjekësit e tij nëpërmjet një video LIVE nga ku edhe është bërë i famshëm. Ai u shpreh se e rrëmbyen me 3 makina dhe se për shkak të presionit dhe dhunës u detyrua të bënte çfarë i kërkonin.

Por në një reagim të fundit të Kozakut në profilin e tij në Instagram ai shprehet se do të bëjë publike të gjithë provat në lidhje me sherrin me Fabio Dushkun.

“Këtë doje po e quaj dosja e Hamzait. Do e bëj publike të gjitha provat ne lidhje me sherrin me Fabio. Do flas për të gjithë personat që janë në këtë muhabet. Loja sa ka filluar. Dosja Hamzait. LIVE sot 20:00”.

Me gjasa me “Hamza” Kozaku i referohet reperit Stresi i cili deklaroi se ishte ai shpëtimtari nga pengmarrja, por “mbreti i Instagramit” e kundershtoi menjehere.Kozak Braçi në një video live në Instagram ka deklaruar se nuk e ka shpëtuar askush, por ja ka dalë vetë të shpëtojë pasi sipas tij është mjaft i rrahur me këto situata./albeu.com/


Shtuar 25.09.2021 13:59