Dosja “AKSHI”/ Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

Ditën e sotme, Ergys Agasi, pritet të paraqitet në orën 09:30 para GJKKO-së, ku do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Ai ishte shpallur në kërkim prej tetë muajsh.

Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në Plepaj të Durrësit, ndërsa lëvizte me një automjet “Audi RS6”. Gjatë kontrollit, në makinë u gjetën rreth 4 mijë euro cash.

Të lidhura

None found

Bashkë me të ndodhej edhe ish-zyrtari i Policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i cili u vu në pranga për përkrahje të autorit të krimit.

SPAK dyshon se Agasi ishte në krye të një grupi kriminal që ushtronte ndikim mbi tenderat e AKSHI-t, përmes presioneve dhe konkurrencës së pandershme. Nga hetimet rezulton se drejt kompanisë së tij “EA Solution” janë kryer pagesa me vlerë mbi 1.05 miliardë lekë dhe 470 mijë euro.

Për Agasin rëndojnë akuza për disa vepra penale, përfshirë grupin e strukturuar kriminal, korrupsionin dhe shkeljen e barazisë në tendera. Autoritetet i kanë sekuestruar 29 prona, llogari bankare, si edhe kompaninë “EA Solution”.

Në të njëjtin hetim, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, po hetohet nën masën “detyrim paraqitje”. Ndërkohë, biznesmeni Ermal Beqiraj ndodhet në paraburgim në Francë, ku pret procedurën e ekstradimit.


Shtuar 28.08.2026 09:20

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet