Dosja ‘5D’/ GjKKO njeh me masën e sigurisë ish-drejtorin e Drejtorisë së Transportit në Bashkinë e Tiranës Enton Punavijan

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ka njohur ish-drejtorin e Drejtorisë së Transportit të Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës Enton Punavijan, me masën e sigurisë detyrim paraqitje në lidhje me dosjen “5D”.

Punavija akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Masa ndaj tij, u caktua njëherësh me ato ndaj drejtorëve bashkiakë Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tushe etj, por për shkak se nuk ndodhej në Shqipëri kur u krye operacioni, u caktua një datë tjetër për seancën.


Shtuar 4.04.2024 14:44