Dorëzohet shkenca, nuk ka virgjëri! Milaim Zeka: U kemi treguar vajzave rreth seksit në vogëli

Vigjëria një koncept social dhe jo mjekësor?! Ishte kjo tema e diskutimit që u zhvillua në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi me te ftuarit Ina Kollcaku, Milaim Zeka, Marsela Lekli dhe Erida Biba.  Milaim Zeka gjatë diskutimit theksoi se i kanë treguar fëmijëve për menyrën  se si kanë ardhur në jetë.

“Vajzat e mia që në moshën 4 vjeçare  në çerdhe kanë pasur edukatë seksuale dhe kanë ditur çdo gjë mbi seksin. E kanë ditur që unë dhe mami i tyre kemi bërë seks pastaj kanë ardhur ato në këtë jetë. Kjo edukatë duhet të futet në familje, çerdhe dhe shkollë”, tregoi Milaimi.

Ndërkohë, psikologia Marsela Lekli nënvizoi se duhet të kemi kujdes për moshën kur flasim për seks me fëmijët.

“Edukata seksuale në familje, nuk jam shumë dakord që moshën katër veçarë që fëmija të marri njohuri se si është një marrëdhënie seksuale. Ka shumë forma për të komunikuar me fëmijën”, pohoi Marsela.

Por, Milaimi shpjegoi me tëj  se fëmijëve nga mosha kater vjeç e sipër çerdhet apo kopshtet suedeze tregohet trupi i nënës dhe i babait dhe shpjegojnë organet gjenitale, duke i thënë po ashtu se ata kanë fjetur bashkë dhe ti ke ardhur në këtë bote.  Duhet ta dimë, tha Zeka se familjet shqiptare janë shumë krenare nëse djali në lagje i ka nja 10 dashnore, por ama kur vjen puna tek goca nuk është kështu.

Erida shtoi se meshkujt në vetvete nuk e kanë problem nëse një vajzë është e virgjër apo jo, por janë të ndikuar nga mendësia, kultura, familja. Ajo tregoi se do e linte një mashkull nëse e kushtëzon për vigjërinë e saj.


Shtuar 19.10.2021 18:51