Dorën te butoni i kuq, si e shoqëron valixhja bërthamore Putinin kudo

Presidenti rus, Vladimir Putin, kudo që shkon e mban valixhën bërthamore me vete.

Mesaduket, lideri rus po qëndron në gadishmëri të plotë, nga frika e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit.

Kreu i Kremlinit u shfaq të hënën në kosmodromin 5000 km larg Moskës, ku u takua me një ndër aleatët e tij besnikë, bjellorusin Lukashenko dhe krah tij ishte valixhja bërthamore.

Sipas ekspertëve, në këtë valixhe janë dokumentet e nevojshme për të nisur një sulm shkatërrimtar bërthamor.

Një javë më parë, Putin u shfaq në funeralin e një politikani në Moskë, dhe pranë tij qëndronte si gjithnjë ndihmësi me valixhen e zezë.