Një 46-vjeçar është arrestuar, pasi ka ndërtuar një mur rrerhues pa leje ndërtimi në vijën bregdetare në Radhimë.
Njoftimi Policisë
Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, vihet në pranga 46-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.
Gjatë kontrolleve u konstatua se një person kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan 46-vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme./albeu.com/