Doni të humbisni peshë? Lëngu i kockave ju vjen në ndihmë

Moda e pirjes së lëngut të kockave ka marrë një famë të madhe sidomos në Amerikë dhe ka fituar tashmë shumë yje të famshëm, duke përfshirë Gwyneth Paltrow dhe Salma Hayek.

Por pse bën aq mirë ky lëng që fitohet nga zierja e kockave të kafshëve të ndryshme? Ai është i pasur me kolagjen, minerale, aminoacide dhe proteina, për këtë është një mjet i mirë antiplakje për lëkurën, por është gjithashtu edhe një detoksifikues i mirë.

Përveç kësaj, kjo pije e nxehtë përmban më pak kalori dhe zero karbohidrate, kështu që ndihmon për të humbur peshë dhe për të luftuar urinë, shkruan tch.

Kjo dietë premton se do të humbni disa kilogramë në vetëm 21 ditë. Për të përgatitur lëngun e kockave është me të vërtetë e thjeshtë, pasi ju duhet vetëm të zieni disa kocka me ujë (preferohet pula, gjeldeti ose viçi) për të paktën 8-10 orë. Në të ju gjithashtu mund të shtoni perime apo aroma, të tilla si qepa, karota, selino dhe çdo lloj erze. Pasi ta keni gatuar, ju mund ta pini atë me filxhan apo ta përdorini për të përgatitur supa dhe pjata të tjera të lehta.

Megjithatë, për dy ditë, jo rresht, duhet të pini 6 gota nga lëngu i kockave. Në ditët e tjera të javës ju duhet të hani ushqime pa yndyrë dhe të keni një dietë të ekuilibruar./albeu.com