Vetëm tre muaj na ndajnë nga vera dhe është koha e duhur për të vendosur objektiva fitnesi dhe për të pasur një bark të sheshtë
Aleati juaj në këtë përpjekje janë frutat. Frutat kanë veprim anti-inflamator, janë natyrshëm me pak kalori me përmbajtje të lartë uji, duke kontribuar kështu në humbjen e peshës dhe reduktimin e yndyrës në bark.
Molla
Molla kontribuon në funksionin e zorrëve dhe detoksifikon trupin, ndërsa një substancë që gjendet në lëkurë aktivizon djegien e yndyrës.
Grejpfrut
Edhe pse shija e tij e hidhur nuk e bën atë një frut shumë të njohur, grejpfruti është efektiv kundër yndyrës dhe ju detoksifikon. Konsumimi i gjysmë grejpfruti para ushqimit mund të kontribuojë në një reduktim të ndjeshëm të yndyrës, ndërkohë që ka një efekt të dobishëm edhe në rezistencën ndaj niveleve të insulinës.
Ananasi
Ananasi është padyshim një frut i ndërthurur me verën, të cilin mund ta shijoni në një smoothie apo koktej freskues. Por është gjithashtu një aleat i rëndësishëm kundër dhjamit kokëfortë të barkut, falë bromelinës që përmban.
Banane
Banania, ndonëse është cilësuar si një frut me tul dhe shumë e shmangin në dietë, megjithatë mund të ndihmojë për të arritur një bark të sheshtë. Kaliumi që përmban vepron kundër mbajtjes së lëngjeve dhe për pasojë redukton fryrjen.