Donaldi dhe Semi lënë pas të shkuarën, shihen pranë njëri-tjetrit (VIDEO)

Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj janë përfolur gjatë për miqësinë e tyre si në “Big Brother VIP” por edhe jashtë saj. Kohët e fundit ata kanë pasur një hatërmbetje me njëri-tjetrin.

Pasi doli nga shtëpia e famshme Semi nuk foli më me aktorin për shkak se ai nisi lidhjen me Beatrix Ramosaj.

Megjithatë, duket se i kanë lënë pas hatërmbetjet. Të paktën kështu ka nënkuptuar Donaldi me postimin që ka bërë në rrjete sociale. Semi, që ishte mjaft e revoltuar me aktorin e humorit për lidhjen me Beatrix, do të jetë e ftuara e radhës në “Më lër të flas”.

Donaldi ka ndarë një video, në të cilën shfaqet dhe Semi. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Donaldi dhe Bora u panë mjaft të afërt në sfilatën e Valdrin Sahitit. Kaq ka mjaftuar qe të përfliten se janë ribashkuar. “Thyerja” e akullit mes Semit dhe Donaldit, i shton më shumë dyshimet./albeu.com


Shtuar 19.05.2022 15:33