Donaldi bën dedikimin romantik për ditëlindjen e Borës

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bora Zemani, feston sot ditëlindjen dhe mbush 32-vjeç.
Urimin e parë e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj.

Ai ka postuar një foto të Borës në “InstaStory”, në të cilën ka shkruar: “Për ty botën”.

Siç e do tradita çdo vit, ditëlindjen e moderatores, Donaldi dhe vëllezërit shkojnë për ta festuar në një vend malor me borë.

Nuk kanë munguar urimet as nga mikja e saj Semi Jaupaj, apo Sara Hoxha.

 



Shtuar 9.01.2024 12:40