Doli nga reanimacioni, ja fjalët e para të nënës që u përplas nga G-Class në Tiranë

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku mbetën të plagosur një çift dhe foshnja e tyre 3 muajshe, ka reaguar për herë të parë nëna e aksidentuar.

“Ku është vajza”, është shprehur ajo menjëherë pasi ka dalë nga operacioni, duke kërkuar foshnjën e saj.

Lajmin e bëri të ditur Elvis Toçi, i afërmi i familjes që u përplas me makinë te vizat e bardha nga Ajas Sulejmani, teksa foli për gjendjen shëndetësore të tre të lënduarve.

Komentet Toçi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqip”./albeu.com/