Një i dënuar shqiptar në burgjet e Domokos, ka dalë me leje përkatëse nga burgu, por ka “harruar” që të kthehet dhe tashmë është konsideruar si i arratisur.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është dënuar përjetë. Ai përdorte lejen e rregullt që kishte siguruar dhe do të kthehej në burg të enjten më 6 tetor.
Mirëpo, sipas lamiareport , ai nuk ka përmbushur detyrimin e tij, për pasojë është vënë në dijeni AT Domokou dhe tashmë është klasifikuar si i arratisur.
Sipas njoftimit, 48-vjeçari ishte dënuar si anëtar i një organizate kriminale të drogës dhe armëve, vepra për të cilat ishte dënuar me burgim të përjetshëm./albeu.com