DOKUMENTI/ Akuzat ndaj ish-drejtuesve, shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Durrës (FOTO LAJM)

Është shkarkuar ditën e sotme nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho.

Shkresa që mban firmën e kryetares së komanduar Emoriana Sako tregon lirimin nga detyra për Brahon, një ditë pasi denoncoi publikisht ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, për të cilin u shpreh se vijon të drejtojë në Bashkinë Durrës e të menaxhojë fondet publike.

Nënkryetari në fjalë ka bërë akuza të forta ndaj drejtuesve të mëparshëm të Bashkisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Bledian Koka: Keni ndërmend të bëni padi në SPAK?

Arbri Braho: Po, po nuk ka nevojë fare që të bëj një padi, Bashkia është aty dhe le të vijë kushdo që të shohë

Në një lidhje telefonike me gazetaren Meço, nënkryetari Arbër Braho ngriti akuza ndaj ish-kreut të bashkisë së qytetit bregdetar Vangjush Dako të cilin e akuzon për abuzime me fondet e kësaj bashkiae.

Braho deklaroi gjithashtu se është anëtar i partisë socialiste në Durrës, por për këtë ka akuzuar Dakon se po largon ata që e ngrenë zërin dhe kërkojnë llogari për administrimit e kësaj partie në këtë qark.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit ky institucion në letra ka një kryetare, por në realitet në drejtimin e bashkisë është Vangjush Dako pasi ai i administron të gjitha para e këtij institucioni./albeu.com/