DOKUMENTET/ Një mal me borxhe, por Bashkia Pogradec harxhon 120 mln lekë për drita, drerë rrezëllitës dhe shirita plotë ngjyra

Ardhja e fundit të vitit buxhetor ka bërë që bashkitë, ministritë dhe drejtoritë në varësi të lëshojnë dorën sa i përket shpenzimeve duke e bërë baltë jo në pak raste.

AlbEu ka zbuluar një tender të çuditshëm në Bashkinë Pogradec, ku janë firmosur gati 120 milionë lekë të vjetra me TVSH vetëm për të zbukuruar qendrën e qytetit me drita dhe drerë vezullues me rastin e festave të fundivit.

Kubi i kerkuar sipas dokumenteve te tenderit
Kubi i kerkuar sipas dokumenteve te tenderit

Prokurimi është shpallur në 2 nëntor nga Bashkia Pogradec me një fond limit prej 100 milionë lekë të vjetra pa TVSH (120 mln me TVSH) dhe në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila është shpallur fituese me një ofertë sa 99% e fondit limit.

Më konkretisht, kompania Iceberg Communication, e cila ka garuar me veten në fakt, e ka fituar këtë tender me nje ofertë 9 874 000 mijë lekë pa TVSH.

Tenderi është shpallur me flamur të kuq edhe nga OpenDataAlbania, për shkak të mungesës së konkurrencës në të.

Dritat e kerkuara sipas dokumenteve te tenderit
Dritat e kerkuara sipas dokumenteve te tenderit

Ndërkohë, AlbEu ka konsultuar edhe dokumentet e tenderi, nga të cilat del se bashkia ka kërkuar që të mbulohen me drita e gjitha godina e bashkisë si edhe e Pallatit të Kulturës, gjë për të cilën bëhet fjalë për dhjetëra metra katrore drita që kanë çuar koston kaq të fryrë, krahas kërkesave të tjera, siç janë drerët apo kubi gjigant në mes të qytetit.

Një shpenzim kaq i madh për zbukurime duket i tepruar për aq kohë sa Bashkia Pogradec ka ende qindra milionë lekë borxhe të papaguara ndaj të tretëve. /albeu.com

 

 

 


Shtuar 22.11.2023 15:42