15 milionë lekë për fishekzjarret e Ditës së Verës në Elbasan, Gledian Llatja merr “karton të kuq”, Mirela Kruja “vallëzon” me taksat e qytetarëve

Elbasani pritet të organizojë festen e ditës së Verës, e cila fillon mbrëmjen e 13 marsit me koncert në sheshin e qytetit dhe kulmon me 14 mars me aktivitete të ndryshme.

Pjesë e festës duket se do të jetë edhe hedhja e fishekzjarreve më datë 13 mars në mbrëmje nga Bashkia e Elbasanit, e cila ka organizuar edhe një tender për këtë qëllim.

Siç mëson AlbEu.com, bashkia ka ofruar 15 milionë lekë të vjetra me TVSH vetëm për fishekzjarresh që do të hidhen mbrëmjen e 13 marsit në sheshin e qytetit.

Përveç faktit që kemi të bëjmë me një shpenzim për t’u marrë në konsideratë ku bëhet fjalë se bashkia nuk është një ndër ato që shkelqejnë sa i përket menaxhimit të fondeve publike, problematike duket edhe rruga e ndjekur për përzgjedhjen e fituesit.

Rezulton se bashkimi i kompanive fituese të tenderit  “ALBAFIRE works” sh.p.k – “Albafire” shpk e ka marrë atë duke ofruar 100% të fondit limit.

Kjo është diçka e pazakontë për një tender pasi praktikisht, ofertuesi nuk duhet ta dijë sa kanë ofruar të tjerët (nëse ka) dhe nëse ka apo jo të tjerë duke bërë që ai të bëjë llogaritë e tija dhe të ofrojë një çmim sa më të ulët dhe me një cilësi shërbimi sa më të mirë.

Jo më kot Open Procurement Albania e ka listuar tenderin me “flamur të kuq” për shkak të mungesës së theksuar të konkurrencës.

Fakti që kompania ka ofruar të njëjtin çmim sa fondi limit i tenderit tregon se diçka nuk shkon aty.

Por nuk mbaron me kaq!

Siç mëson AlbEu.com, të dyja kompanitë, si “ALBAFIRE ëorks” dhe “Albafire shpk” rezultojnë në pronësi të plotë apo të pjesshme të një personi. Bëhet fjalë për Mirela Krujën, e cila sipas QKB-së është pronare me 100% të aksioneve te njëra kompani, dhe bashkëpronare me 20% të aksioneve te kompania tjetër.

Epo, Gëzuar ditën e Verës! /albeu.com