“Do t’i garantohet kujdesi shëndetësor”, GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për zbutje të masës së sigurisë

“Do të kurohet si çdo qytetar i Shqipërisë. Do ti garantohen të gjitha të drejtat, përfshirë edhe për kujdesin shëndetësor”. Kështu u shprehën togat e zeza të GJKKO-së, në seancën e sotme për Lefter Kokën, i cili kërkoi zbutje të masës së sigurisë.

Gjyqtari Erion Bani, vendosi mos pranimin e kërkesës së mbrojtjes së Kokës, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, pavarësisht se avokatët paraqitën ekspertizën e mjekëve që theksonin gjendjen delikate shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit.

Gjithashtu gjykata i jep të drejtë Lefter Kokës që jo vetëm të kryeje vizita ne ambientetet e paraburgimit, por edhe në qendrën spitalore universitare si dhe në qendra të tjera të posaçme. Kjo për shkak të aktit të ekspertimit mjekësore që kishte përcaktuar se gjendja shëndetësore e Kokës është veçanërisht e rënduar.


Shtuar 25.11.2022 10:18