Do të zëvendësohet nga Argita në drejtimin e PD? Berisha befason me përgjigjen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në lidhje me aludimin se zëvendësuesi i tij në drejtimin e PD do të jetë e bija, Argita Berisha.

Nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato sipas Berishës duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.

“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.


Shtuar 23.06.2024 19:43

Tags: