Gjykata e posaçme ka pranuar kërkesën e mjekut kardiolog Edvin Prifti duke i hequr pezullimin e ushtrimit të presionit.
Prifti, përmes avokatit mbrojtës, i kërkoi gjykatës heqjen e masës, pasi ka përfunduar afati 1-vjeçar i hetimeve të Prokurorisë.
Prifti akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.
Më herët prokuroria i ka sekuestruar rreth 500 mijë euro Priftit me dyshimin se nuk justifikohet burimi i të ardhurave./albeu.com