“Do të të djeg me acid”, 35-vjeçari përndjek dhe kërcënon ish të dashurën, përfundon në qeli

Një 35-vjeçar nga Breno, në zonën e Breshias, u arrestua nga policia me akuzën se kishte përndjekur ish-të dashurën e tij 33-vjeçare.

Ai e kërcënoi se do ta digjte me acid.

Sipas medieve italiane, përndjekja filloi pas përfundimit të marrëdhënies.

Kërcënimet e përsëritura

Pas kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikës se do të përfundonte si gratë e tjera të vrara, viktima iu drejtua policisë së Brenos, e cila arrestoi ish të dashurin e saj.

Burri do të duhet të paraqitet para gjykatësit hetues për seancën e vlerësimit. /albeu.com


Shtuar 25.12.2023 13:18