“Do të hakmerremi për këtë ditë të zezë”, Netanyahu: Lufta do të zgjasë dhe ne do të fitojmë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri deklaratën e tij të parë publike pas lëshimit të raketave nga Hamasi, menjëherë pas mesazhit të presidentit amerikan Joe Biden, në të cilin ai shprehte mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin.

Netanyahu u zotua të mposht Hamasin, por theksoi se lufta do të marrë kohë.

“Janë vrarë gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa janë kapur edhe njerëz”, tha ai.

“Izraeli do t’i përgjigjet kujtdo që përpiqet ta dëmtojë atë,” sqaroi Netanyahu.

“Ajo që ndodhi sot nuk ka ndodhur më parë në Izrael. Do të hakmerremi për këtë ditë të zezë”, theksoi ai.


Shtuar 7.10.2023 21:45