“Do të fitojmë bindshëm”, Rama: E dimë se cila do jetë skuadra jonë, zyrtarizimi do bëhet…

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë dhe bëri me dije se janë në hapat e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 majit.

Në fund të muajit do bëhet regjistrimi i kandidatëve dhe listave për këshilltarët. Nga ana tjetër, është edhe aspekti programatik i fushatës dhe specifikat e zonave të ndryshme.

Ai tha se zyrtarizimi do të bëhet para se të regjistrohen kandidatët në KQZ.

Rama: Pak a shumë po. Aty ku faktikisht ka pasur dakordësi dhe si të thuash sinkronizmin rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetar bashkie, ka vazhduar procesi. Zyrtarizimi do bëhet para se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht. Jemi në linja të përgjithshme, e dimë se cila do jetë skuadra jonë.

Teksa u pyet se cilët janë kryebashkiakët më të mirë dhe ata më të keq, Rama u përgjigj: S’mund t’i ndajmë kështu. Siç ka mbetur aty në mur, në lumin e Vlorës, do bëjmë një memorandum tjetër. Do ju japim rezultatin.

Ai gjithashtu u shpreh i bindur se do të fitojnë në zgjedhjte e 14 majit, pasi kundërshtarët janë nën nivelet e pritshmërisë.

Rama: Do të fitojmë bindshëm pasi kundërshtarët janë nën nivelin e pritshmërive të  shqiptarëve. /Albeu.com/


Shtuar 9.03.2023 10:07