“Do nxjerrim në dritë çdo fakt”, Berisha: Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se beteja e opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti, teksa e cilësoi këtë të fundit si armik të egër të votës.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha u ndal edhe te çështja McGonigal, për të cilën theksoi se nuk mund të kalojë si gjithë të tjerat.

Berisha tha se të gjitha ata që janë implikuar në këtë çështje do të marin vendin që i takon.

“Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë.

Çështja McGonigal nuk mund të kalojë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik në ShBA dhe Shqipëri. Kjo çështje është simbol i veprime më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Të gjithë ata që janë implikuar, do marrin vendin që meritojnë. Do nxjerrim në dritë çdo fakt të këtij superskandali. Jemi të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA. Nuk do shmangemi, deri sa protestat të shkojnë drejt kauzës sonë. Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Mcgonigal”, tha Berisha. /albeu.com

 


Shtuar 4.02.2023 12:35